Atentati me dy viktima në Elbasan dyshohet se u porosit nga Dubai

Atentati me dy viktima në Elbasan dyshohet se u porosit nga Dubai

09:28, 05/10/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së kaluar në hyrje të Elbasanit, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të dy me precedentë kriminalë.

BW raporton se Lulzim Bitri është vëllai i E. Bitrit, i cili dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt, xhaxhait të tij, Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk.

Ndërkohë, viktima e dytë, që ndërroi jetë më vonë te Spitali i Traumës, në Tiranë, Ardian Çollaku, është hetuar më herët nga Prokuroria e Elbasanit si personi që ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest alias Ibrahim Çakaj.

Atentati ndaj Bitrit dhe Çollakut është filmuar nga kamerat e karburantit aty pranë. Në video shfaqen dy perasona të maskuar, që qëllojnë me breshëri armësh. Nga ana tjetër, BW raporton se vëllai i Lulzim Bitrit ndodhet në Dubai dhe dyshohet se vrasja është porositur prej andej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco