FOTO/ Atentati me dy viktima në Elbasan: Çollaku ndërron jetë në  Spitalin e Traumës Viktima Ardian Çollaku dhe vendi i vrasjes

FOTO/ Atentati me dy viktima në Elbasan: Çollaku ndërron jetë në Spitalin e Traumës

08:16, 05/10/2021
A+ Aa A-

Ardian Çollaku (Subashi), një nga viktimat e atentatit të së hënës në Elbasan, mësohet se nuk ka vdekur në vendin e ngjarjes si 40-vjeçari Lulzim Bitri, por ka ndërruar jetë gjatë natës në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Shtetit tha se në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, Ardian Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri. 

Si pasojë, Bitri, rreth 40 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri, Çollaku, mbërriti më plagë të rënda në spitalin Rajonal Elbasan, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. 

Policia ngriti kudo pika kontrolli dhe u mbështet nga FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Kush janë Ardian Çollaku (Subashi) dhe Lulzim Bitri?

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Çollaku  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e ka dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL  ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

 Ardian Çollaku ishte përfshirë në vrasjen e Everest Çakaj ku këto ditë pritej të dilte urdhër arresti. Ai kishte rreth 2 javë që ishte kthyer nga italia.

Image

Edhe viktima tjetër Lulzim Bitri a qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë. Bitri, pas vuajtjes së dënimit iu ndalua hyrja prej 5 viteve në Maqedoninë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco