Ndjekje me makinë dhe breshëri kallashnikovi - Si u qëlluan Bitri dhe Çollaku

Ndjekje me makinë dhe breshëri kallashnikovi - Si u qëlluan Bitri dhe Çollaku

20:17, 04/10/2021
A+ Aa A-

Atentatet e përgjakshme u rikthyen në Elbasan, duke tronditur qytetin mbrëmjen e kësaj të hëne. 

Në dalje të qytetit, rrugës kryesore për në Tiranë, breshëria e kallashnikovit i mori jetën 40-vjeçarit Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku ndodhet ne vdekje klinike. 

Baba i dy fëmijëve, Ardjan Çollaku rezulton person me të shkuar të theksuar kriminale, i dënuar me 23 vite burg në Itali për trafik lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Gjithashtu, ai rezulton i skeduar edhe në Shqipëri për dhunë në familje. Nuk dihet nëse Çolalku ka kryer dënim në Itali për veprat penale që rëndojnë ndaj tij. 

Viktima tjetër, Lulzim Bitri rezulton me të shkuar kriminale. Ai është arrestuar në Maqedoninë e Veriut tre vite më parë për një vrasje, por që i ka shpëtuar dënimit vetëm me dëbim jashtë kufijve për 5 vite. 

Prita pranë lokalit
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti, te vendi i quajtur rrethrrotullimi i luleve, në dalje të qytetit të Elbasanit. Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kallashnikov. Ata e kanë pritur shënjestrën të fshehur në makinë disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë. Vetë pozicionimi i autorëve ngre dyshime se ata e dinin lëvizjen e viktimave. 

Breshëri plumbash
Në momentin që 50-vjeçari ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe sapo doli për të hyrë në ambientet e lokalit u qëllua me breshëri kallashnikovi. 

Fillimisht drejt Ardjan Çollakut është qëlluar njëherë, ndërsa më pas autorët kanë zbrazur kallashnikovin që i mori jetën në vend Lulzim Bitrit. Tentativa nga kalimtarët e rastësishëm dhe personat që ndodheshin në lokal për t'iu dhënë ndihmën e parë nuk kanë dhënë rezultat. 

Autorët djegin makinën
Atentatorët janë larguar në drejtim të fshatit Balldre duke djegur makinën për të humbur gjurmët. 

Policia nuk ka ende asnjë pistë konkrete për ngjarjen, por dyshohet për larje hesapesh, nisur nga e shkuara kriminale e dy të qëlluarve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco