EMRI/ I veshur si polic, tentoi të vrasë Edison Begajn në Vlorë, arrestohet pas 4 muajsh 36-vjeçari

EMRI/ I veshur si polic, tentoi të vrasë Edison Begajn në Vlorë, arrestohet pas 4 muajsh 36-vjeçari

08:40, 30/09/2021
A+ Aa A-

Arrestohet pas 4 muajsh Mitri Prifti i cili më 29 Maj të këtij viti tentoi të vrasë me armë zjarri Edison Begajn, ngjarje e ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shkak i atentatit dyshohet se u bë një përplasje që kishin pasur Begaj dhe Prifti me njëri tjetrin në zonën e Lungomares në Vlorë. Të dy ishin konfliktuar në një lokal në Lungomare dhe më pas Begaj e ka qëlluar Priftin. Për këtë shkak pak ditë më vonë Prifti ka bërë atentatin.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Begajt, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tij, ndërsa autori ishte i veshur si polic.  41-vjeçari mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë.

Edison Begaj është emër i njohur për drejtësinë. Dy javë pas atentatit ai u arrestua, ndërsa me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje. Ndërkohë, pak ditë më vonë ai u la i lirë nga Gjykata e Vlorës.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë/Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit E. B, të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/09/2021 09:15

Shtet leshi!! Begaj u kam me arme zjarri pistolete me kreher me 5 fisheke, dhe u la i lire!!!! Nderkohe qe ligji per armembajtje pa leje te denon minimumi me 7 vjet burg!! Pra "te fortet", kriminelet, problematiket, djemte, nipat dhe mbeshtetesit e politikaneve, te partise e pushtetareve te armatosur, jane te paprekshem, madje edhe kur kapen lihen te lire brenda 1 ore, ne pritje te krimit te radhes!!! Ndersa fukarenjte, njerezit e thjeshte, te pafuqishem e te pambrojtur nga politika, partia e pushteti, vuajne denime te renda edhe per nje cigare hashash!!! Ky eshte standardi i Shqiperise!!! Shqiperia e mikut, e shokut, e tarafit, e prokurorit, e gjyqtarit, e politikanit dhe pushtetarit kriminel!!! Kjo eshte mender Drejtesia e Re e Kimetes dhe kinezit Lu!

Shto koment

Denonco