FOTO/ 20 mijë euro shpërblim kush jep informacion për vrasësin e policit

FOTO/ 20 mijë euro shpërblim kush jep informacion për vrasësin e policit

12:51, 28/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione në lidhje me vendndodhjen e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau oficerin e policisë, Saimir Hoxha.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit  ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. 

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjergji28/09/2021 13:26

Jam gadi te jap me teper qe ky kriminel me vellaun te ekzekutohen ne vend.

Shto koment

Denonco