Fajtor një polic për zjarrin që dogji ullishtet dhe fiqtë në Uznovë të Beratit

Fajtor një polic për zjarrin që dogji ullishtet dhe fiqtë në Uznovë të Beratit

08:45, 28/09/2021
A+ Aa A-

Pakujdesia ndaj zjarrit ka bërë që në pranga të përfundojë edhe një punonjës policie.

Për zjarrin që mori përmasa në lagjen uznovë të Beratit ka rezultuar fajtor një efektiv policie, 53-vjeçari L.S, i cili ishte nisur për të djegur disa barëra në tokën e tij. Por, flakët janë ëprhapur dhe kanë krijuar një situatë të rëndë duke djegur sipërfaqe toke me ullinj dhe pemë frutore.

L.S I janë vënë prangat për zjarrvënie dhe shkatërrim prone dhe ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat apeloi për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital.

Dje në Bera: Digjen dhjetëra hektarë plantacione me fiq e ullinj

Plantacionet me fiq e ullinj në lagjen ‘Uznovë’ në Berat dje janë përfshirë nga zjarri. Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë plantacionin e zonës që njihet si ‘blloku i fiqve’.

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi edhe drejt banesave të lagjes, por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë ka ende shumë vatra aktive.

Flakët e zjarrit janë duke përparuar drejt kodrës dhe po rrezikojnë linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike. Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi ‘bllokun e fiqve’ për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.

Të njëjtat burime pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumta zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco