Godasin me sende të forta një shtetas, 2 të arrestuar në Durrës

Godasin me sende të forta një shtetas, 2 të arrestuar në Durrës

13:17, 26/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar dy persona, pas dyshimit se kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit bregdetar, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit nje shtetas, shoqërohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Në lagjen Nr.18 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe  shoqërimin  në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme,  autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco