Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Përplasen dy makina në Shijak, më pas nxirren thikat, një i plagosur

Përplasen dy makina në Shijak, më pas nxirren thikat, një i plagosur

22:40, 25/09/2021
A+ Aa A-

Një sherr me thika është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku ka përfunduar me 1 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Shijak, ku mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas një prej pasagjerëve ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur një person te makina tjetër.

Nuk dihet se për çfarë ka nisur sherri dhe gjendja e të plagosurit, e autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Shijakut:

Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe  K. D., vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco