Stresi i publikoi bisedën, Kozaku e quan tradhëtar: Prisni dosjen e ‘Hamzait’ për sherrin me Fabion

Stresi i publikoi bisedën, Kozaku e quan tradhëtar: Prisni dosjen e ‘Hamzait’ për sherrin me Fabion

17:22, 25/09/2021
A+ Aa A-

Ngjarja më e përfolur gjatë ditëve të fundit mes Kozak Braçit dhe reperit Stresi, ka marrë tjetër kthesë pasi ky i fundit i nxori bisedën e zhvilluar për lirimin e Kozakut nga njerëzit e Fabio Dushkut.

Menjëherë ka reaguar Kozak I xili e ka quajtur Stresin tradhëtar pasi ky i fundit tha se ishte ai që ndërhyri për ta shpëtuar, pasi e morën peng njerëzit e Fabio Dushkut dhe ka njoftuar se do publikojë dosjen e Hamzait gjatë natë së sotme, duke premtuar se aty do ketë prova në lidhje me sherrin e zhvilluar. 

Por si nisi sherri mes djemve?

Kozak dhe Fabio Dushku janë miq prej vitesh, por gjithçka nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim.

Sipas Kozakut, ishte Dushku ai që e ka ofenduar duke i thënë “zorraxhi” dhe aty ka agravuar situata.

“O zorraxhi ca je duke thënë? Me rob shpie më lënë në halle të miat. Ca thua zorraxhi, unë ty po të respektoj. Unë s’të kam ofenduar ndonjëherë ty se nuk jam tip që ofendoj.

Më the mes ‘live’ 20 mijë veta zorraxhi”, u shpreh Kozak teksa i drejtohet Fabios.

Pas fyerjeve, në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.

Më tej, Fabio ka dërguar disa miq të tij, të cilët e rrëmbyen dy net më parë dhe e futën me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco