VIDEOLAJM/ Policia dhunon të rinjtë në Durrës, pamjet e sherrit masiv

VIDEOLAJM/ Policia dhunon të rinjtë në Durrës, pamjet e sherrit masiv

11:36, 24/09/2021
A+ Aa A-

Tejkalimi i orës policore është shndërruar në një shkak përplasje fizike mes disa të rinjve dhe forcave të rendit në qytetin e Durrësit. Pamjet e siguruara nga SYRI tregojnë se si degradon situata në përplasje fizike mes disa të rinjve dhe forcave të policisë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një nga lagjet e Durrësit, teksa të rinjte ishin duke ngrënë sufllaqe në një prej restoranteve të zonës pak minuta pasi kishte kaluar ora 23:00.

Nuk dihet se kush ishte shkaku i sherrit, por situata ka dalë jashtë kontrollit, duke degraduar në grushta mes forcave të rendit dhe të rinjve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë verës vendosi se ora policore do të ishte deri më 24:00 të mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit. Ndërkohë që disa ditë më parë ekspertët vendosin të kufizojnë me një orë qarkullimin e mbrëmjes, duke ndaluar qarkullimin deri në orën 23:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco