Adoleshentët përleshen me thika, dy të plagosur në Tiranë

Adoleshentët përleshen me thika, dy të plagosur në Tiranë

15:48, 23/09/2021
A+ Aa A-

Një sherr mes disa adoleshentëve ka sjellë plagosjen e dy prej tyre dhe një i tretë është në kërkim.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se dy adoleshentë janë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Kazmë.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco