Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Krim i rëndë në Rodos/ Vret ish-të dashurën, pastaj veten

Krim i rëndë në Rodos/ Vret ish-të dashurën, pastaj veten

20:59, 22/09/2021
A+ Aa A-

Një krim i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Rodos, kur një mësuese e arsimit, 31-vjeçare u vra nga ish-partneri i saj. 

Sipas informacioneve, gruaja ishte në zonën e Rodinit dhe po hipte në makinën e saj, kur autori iu afrua dhe e qëlloi dy herë me armë gjahu.

Nga dëshmitë e para, duket se autori kishte marrë me qira një makinë, të drejtuar nga bashkëpunëtori i tij dhe po priste disa metra larg saj.

Kur gruaja u afrua, ai e vrau atë. Pas kësaj, autori ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka kryer vetëvrasje.

Sipas të njëjtave informacione, ai kishte lënë një mesazh në të cilin shkruante se “nuk mund të jetonte dot pa partneren e tij”, me të cilën ishin divorcuar rreth një muaj më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco