Vodhi një birrë dhe kërcënoi shitësen për paratë e kasës, 26-vjeçari shqiptar lihet në burg

Vodhi një birrë dhe kërcënoi shitësen për paratë e kasës, 26-vjeçari shqiptar lihet në burg

20:24, 22/09/2021
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar shqiptar i cili është arrestuar pasi grabiti një supermarket nën kërcënimin e një thike ditën e dielë është lënë në burg nga një gjykatë në Itali.

I riu me iniciale F.M. është dënuar dhe më parë për dy vjedhje të tjera ku në total duhet të vuajë më shumë se 2 vite burg, raportojnë mediat italiane.

Gjithashtu karabinierët po hetojnë nëse i riu shqiptar është përfshirë dhe në dy grabitje të tjera, përpara supermarketit gjatë fundjavës.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ravena pasditen e së dielës. Ai u fut në supermarket dhe mori një birrë, por kur shkoi tek kasa, nxori një thikë dhe kërcënoi shitësen.

Më pas 26-vjeçari mori një shumë prej 270 eurosh dhe u largua. Por alarmi ka bërë që policia të mbërrijë shpejt në vendngjarje, ku disa minuta pas grabitjes arritën ta identifikojnë dhe ta arrestojnë bashkë me shumën e eurove që kishte marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco