Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Pecorelli me biznes në Vlorë që në vitin 2020, u zhduk në kërkim të thesarit

Pecorelli me biznes në Vlorë që në vitin 2020, u zhduk në kërkim të thesarit

08:44, 22/09/2021
A+ Aa A-

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili u gjet i gjallë pas zhdukjes 9 muaj më parë në Shqipëri i ka ngatërruar edhe më shumë hetuesit në dëshminë e tij. Ai ka pretenduar se një prift i njohur katolik e ka ndihmuar për t'u strehuar gjatë kohës që kërkohej në dy vendet.

Mediet italiane thonë se gjatë kohës që  Pecorelli humbi kontaktet po kërkonte një thesar. Në momentin kur u gjet në bordin e gomones, Pecorelli kishte me vete një hartë, një kazmë dhe një lopatë.

Ai kishte marrë me qira një garazh ku do të duhet të mbante sendet e çmuara, ndërkohë që iu gjet edhe një hartë ku tregoheshin disa pika të ishullit të Monte Kristos. Përpjekja për të arritur deri atje dështoi për shkak të një dëmtimi të gomones.

Të hënën pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Perugias, Davide Pecorelli tha para gazetarëve se nuk ishte zhdukur për shkak të siguracionit, të cilin as nuk e kishte kërkuar. Ai pranoi se kishte treguar në Prokurori për krimet që kishte kryer edhe në Shqipëri.

Pavarësisht makinës së djegur në Pukë në datën 6 janar 2021 ku u gjetën sendet personale të Pecorellit dhe disa kocka të paidentifikuara policia shqiptare mëson se ka nisur verifikimet edhe në qytetin e Vlorës.

47-vjeçari italian rezulton të ketë hapur një biznes në qytetin e Vlorës për tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave kozmetike. Mësohet se biznesi është i hapur qysh prej datës 19 gusht 2020 në lagjen "Pavarësia" i cili sipas dokumentacionit rezulton të jetë aktiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco