VIDEO nga SYRI TV/ Rritet numri i të shtruarve, 215 pacientë me Covid në spitale

VIDEO nga SYRI TV/ Rritet numri i të shtruarve, 215 pacientë me Covid në spitale

15:48, 18/09/2021
A+ Aa A-

Vijon të rritet numri i personave të shtruar në spitalet Covid në vendin tonë. Aktualisht në strukturat spitalore Infektiv dhe Covid 3, janë të hospitalizuar mbi 215 paciente, ndërsa vijojnë shtrimet e personave të vaksinuar edhe me dy doza. Rritja e numrit të të infektuarve dhe pacienteve ka shtuar edhe fluksin e familjareve në ambientet e spitalit.

Nga SYRI TV

Vijon të rritet numri i personave të shtruar në spitalet Covid në vendin tonë. Në spitalin Infektiv kapacitetet janë të ezauruara, ndërsa të infektuarit marrin trajtim edhe në spitalin Covid 3. Aktualisht në strukturat spitalore Covid, janë të hospitalizuar mbi 215 pacientë të çdo grupmoshe, 30 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.

Rritja e numrit të të infektuarve dhe pacienteve, ka shtuar edhe fluksin e familjarëve pranë spitaleve Covid. Ata presin për të marrë informacione dhe për t’u dërguar ushqime të afërmve, ndërsa shqetësimi i ngritur prej tyre është se një pjesë e personave të shtruar janë të vaksinuar edhe me dy doza.

Në vendin tonë aktualisht janë rreth 13 mijë pacientë aktivë me COVID19, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 161,324 raste pozitive, dhe 2,569 humbje jete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco