Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Akuzohet për vrasjen e Xhuljano Bullarit, tenton vetëvrasjen Bledar Selmanaj

Akuzohet për vrasjen e Xhuljano Bullarit, tenton vetëvrasjen Bledar Selmanaj

20:04, 17/09/2021
A+ Aa A-

Bledar Selmanaj, autor i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë, ka tentuar vetëvrasjen. Mësohet se Selmanaj e ka ndërmarrë aktin ekstrem rreth orës 19.00 në ambientet e burgut të Peqinit.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e administratës së burgut që ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së Bledarit, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë se vrasja ndodhi në Babicë të Vlorës, ndërsa një nga pistat ku po hetohet lidhet me faktin se Bullari mund të jetë vrarë nga Selmanaj për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.

25-vjeçari me grupin e tij i ka blerë 39-vjeçarit sasinë e drogës me lekë false. Ndaj kishte presion të vazhdueshëm nga Bledar Selmanaj për paratë. Por autori i dyshuar nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas burimeve, ai i ka thënë grupit hetimor se udhëtoi të premten pasdite me Xhuljano Bullarin nga Tirana në Vlorë, por ndaloi në banesën e tij.

Fjeti atë mbrëmje aty dhe të nesërmen u kthye sërish në kryeqytet. Ndërsa nuk ka dhënë asnjë informacion se ku do të shkonte më pas Xhuljano Bullari. Ky i fundit u gjet ditën e shtunë në mëngjes i vrarë me një plumb në kokë në mjetin “Fiat” të kushërirës së tij në një zonë të Babicës së Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco