VIDEO/ Fouristrada përplaset me motorin në Lezhë-Shkodër, ndërron jetë 1 person

VIDEO/ Fouristrada përplaset me motorin në Lezhë-Shkodër, ndërron jetë 1 person

20:05, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në askin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajçit.

Një automjet Fuoristradë Benz ML është përplasuar me një motorr.

Nga burimet në vëngjarje raportohet për 2 përsona të plagosur rëndë. Të plagosurit janë një burrë dhe një grua. Gruaja ndërroi jetë më vonë në spital. 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti. 

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak 

Rreth orës 19:30,  në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç,  automjeti tip"  Benz " është përplasur me një  motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë demtime dhe janë  transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco