Rënia e ashensorit, njëra prej të plagosurave shtatzënë, ja gjendja e saj

Rënia e ashensorit, njëra prej të plagosurave shtatzënë, ja gjendja e saj

10:26, 13/09/2021
A+ Aa A-

Dalin të tjera detaje nga incidenti i një dite më parë, ku ashensori i një pallati në zonën e “Astirit” u shkëput dhe ku mbetën të plagosura dy gra që ndodheshin brenda.

Sipas njoftimeve, njëra prej tyre ishte shtatzënë.

Fatmirësisht ajo nuk ka pësuar dëmtime të rënda dhe aktualisht ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Në anën tjetër, 30-vjeçarja me iniciale M.S. është shtruar në spitalin e Traumës dhe ka pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco