VIDEO-SYRI TV/ Familja Shuli pret kthimin e 5 fëmijëve nga Siria

VIDEO-SYRI TV/ Familja Shuli pret kthimin e 5 fëmijëve nga Siria

15:59, 01/08/2021
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa 5 gra e 14 fëmijë janë kthyer në Shqipëri nga kampi i ferrit Al Hol, familja Shuli në Pogradec nuk ka asnjë lajm për fatin e pesë mbesave e nipërve në këtë kamp. Bëhet fjalë për fëmijët e Krenar Shulit, i cili tetë vite më parë u largua familjarisht drejt Sirisë. Babai i Krenarit, Dylber Shuli shprehet i zhgënjyer, ndërsa thotë se nuk do reshtë se shpresuari për kthimin e nipërve e mbesave

SYRI TV

Teksa kthimet e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë, 82-vjeçari Dylber Shuli nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin. Pas 8 vitesh pritje, ai ndihet i lodhur dhe i zhgënjyer për kthimin e 5 fëmijëve.

Dylberi ende ka shpresë për kthimin e tyre dhe shprehet nuk do i mbyll sytë deri ditën që t’i shohë ata sërish në oborrin e shtëpisë

Mbesa e madhe e tij, Elona Shuli, e cila është martuar dhe nuk pranon të kthehet, u ka thënë në biseda se ka largime nga kampi, por që nuk ka pasur lista për gra e fëmijë shqiptarë.

Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë. Në kamp janë 5 fëmijë, pasi vajza e madhe lindi një djalë të vogël atje, pasi e martuan në moshën 12 vjeçare, por ajo shprehet se nuk do të kthehet. Ndërkohë, në kampin Al Hol mendohet se janë rreth 30 shqiptarë të bllokuar, që presin largimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco