Në 2021, 772 aksidente, 100 raste me vdekje/ Ismaili: Shpejtësia dhe alkooli, faktorë të aksidenteve

Në 2021, 772 aksidente, 100 raste me vdekje/ Ismaili: Shpejtësia dhe alkooli, faktorë të aksidenteve

17:58, 21/07/2021
A+ Aa A-

Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili, në një intervistë në Syri Tv tha se faktor për aksidentet rrugore kryesisht janë shkeljet e shoferëve, shpejtësia dhe përdorimi në gjendje të dehur i makinës.

Ismaili shtoi se masat e marra kanë dhënë efekt, ndërsa bëri të ditur se do të nisë një aksion i Policisë për kontrollin e makinave luksoze në të gjithë vendin.

Shpejtësia dhe alkooli duket se janë dy nga faktorët më të shpeshtë të aksidenteve në vend kjo sipas shefit të Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit Skënder Ismaili.

Ky i fundit në një intervistë për Syri Televizion, tha se masat e marra kanë dhënë efekt, ndërsa shton se sjellja njerëzore i vështirëson punën efektivëve të policisë.

Pas aksidentit me 4 viktima në Vlorë, trendi i aksidenteve ka qenë në rënie, ndërsa policia rrugore ka bërë edhe këqyrje të rrjeteve sociale për identifikimin e individëve që bëjnë shfaqje me shpejtësinë dhe makina luksoze.

Ismali tregoi edhe akset më problematike.

Gjithashtu, përgjatë ditëve në vijim policia do të ndërmarr një aksion për kontrollin e makinave luksoze në të gjithë vendin.

Përgjatë vitit 2021 kanë ndodhur 772 aksidente me 100 humbje jete dhe 113 persona të tjerë të plagosur rëndë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco