Kokainë, lojëra fati....., arrestohen pronarët e një lokali në Tiranë, në kërkim edhe vëllai i tyre

Kokainë, lojëra fati....., arrestohen pronarët e një lokali në Tiranë, në kërkim edhe vëllai i tyre

10:36, 22/06/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër dhe ka shpallur në kërkim vëllain tjetër të tyre, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tyre iu është gjetur një sasi kokaine.

Në pranga ka rënë dhe një person tjetër, i punësuar si kamerier në lokalin e vëllezërve. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej vëllezërve është gjetur jë sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash;

•A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco