Pamje mizore/ Shoferi i kalon sipër qenit me makinë në Durrës, kafsha vjen vërdallë duke kuisur

Pamje mizore/ Shoferi i kalon sipër qenit me makinë në Durrës, kafsha vjen vërdallë duke kuisur

19:25, 18/06/2021
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e shëmtuar dhe mizore ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku pamjet e një kamere sigurie tregojnë një drejtues automjeti që kalon mbi një qen që ishte duke pushuar, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Kanë qenë kamerat e sigurisë së një objekti në Durrës që kanë fiksuar këtë moment mizor.

Siç shikohet dhe nga pamjet, shoferi i një makinës tip “Volvo” teksa po del nga parkimi, i kalon sipër një qeni të shtrirë në mes të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka patur fushëpamje të pastër dhe shtypja e qenit me makinë ngre dyshime se mund të mos ketë ndodhur për shkaqe aksidentale, por me vetëdije të plotë.

Në fund të videos shihet qeni i cili vjen vërdallë duke kuisur për shkak të dhimbjeve të shkaktuara.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco