Aksident në Shijak, makina përplas këmbësorin

Aksident në Shijak, makina përplas këmbësorin

15:55, 16/06/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj.

Makina tip Audi që drejtohej nga shtetësia A.L 21 vjeçe ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejtë spitalit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave që ndodhi aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 16.06.2021, në orën 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj, Durrës, shtetasi A. L., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Audi", ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco