EMRI/ I dënuari për trafik droge godet 2 policë në burgun e Fushë-Krujës, i transferuan nipin

EMRI/ I dënuari për trafik droge godet 2 policë në burgun e Fushë-Krujës, i transferuan nipin

11:54, 15/06/2021
A+ Aa A-

41-vjeçari Bledar Corra, i cili ka qenë në arrest shtëpie, theu masën e sigurisë për të goditur dy policë në burgun e Fushë-Krujës. Mësohet se ai shkoi për të kërkuar llogari për transferimin e nipit të tij nga burgu i Fushë-Krujës në një tjetër, teksa gjatë debatit ka ofenduar goditur 2 policë të burgut.

Corra u arrestua në flagrancë teksa mësohet se ka qenë dhe në gjendje të dehur. Ai është arrestuar kohë më parë për trafik droge së bashku me persona të tjerë, por më pas u lirua nga qelia në arrest shtëpie pasi kishte vuajtur 2/3 e dënimit.

Njoftimi i plotë i policisë

Krujë

Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin  alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco