Dhunonte babain e tij, arrestohet 35-vjeçari në Berat

Dhunonte babain e tij, arrestohet 35-vjeçari në Berat

10:58, 15/06/2021
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar në Berat është arrestuar pasi dhunonte të atin. Mësohet se në pranga është vënë E. M., i cili e dhunonte të atin fizikisht edhe psikologjikisht. Po ashtu, gjatë kontrolleve që iu bënë në banesë, iu gjetën një armë gjahu pa leje, një shpatë dhe një mjet prerës sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco