Gjykata e Krimeve të Rënda jep vendimin, ja sa dënohet kushëriri i ish-ministrit të Ramës

Gjykata e Krimeve të Rënda jep vendimin, ja sa dënohet kushëriri i ish-ministrit të Ramës

17:20, 18/05/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për kushëririn e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Moisi Habilaj në mbledhje të vendimeve, dënohet nga kjo gjykatë me 10 vite burg.

Moisi Habilaj është dënuar nga kjo gjykatë për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike e mbetur në tentativë në bashkëpunimin me formën e grupit të strukturuar kriminal, me dy vite burgim.

Deklarimin fajtor për trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal me 12 vite burgim

Fajtor për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal, ku dënohet me 4 vite burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal në mbledhje të dënimeve dënohet me 15 vite burgim.

Në aplikim të nenit 46 të Kodit Penal, aplikohet ulja e dënimit me një të tretën dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me Moisi Habilaj me 10 vite burgim.

Ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin edhe për dënimin me 8 vite burgim për Nezar Seitin, ose ndryshe financierin e grupit të Habilajve që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Deklarimin fajtor për Meridian Sulaj dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vite burgim.

Si edhe deklarimin fajtor të Fatmir Minaj dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vite burgim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 18/05/2021 18:20

SJo qorri ku fshihet pse nuk e denojn apo i nxjerr horlleqet Rames

Shto koment

Denonco