Vrasja e bankierit Artan Santo në ish-Bllok, SPAK merr në hetim dosjen

Vrasja e bankierit Artan Santo në ish-Bllok, SPAK merr në hetim dosjen

19:59, 17/05/2021
A+ Aa A-

Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorëzim dosjen hetimore për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Dosja që deri tani ishte në Gjykatën e Tiranës i ka kaluar SPAK pasi Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Bankieri i njohur, Artan Santo u ekzekutua në një atentat të ndodhur në vitin 2014 në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Vrasja ishte e stilit mafioz pasi 58-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga dy persona me motor pak çaste pasi kishte zbritur nga automjeti dhe po i drejtohej zyrës së punës në rrugën “Ismail Qemali”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 18/05/2021 09:49

Zbardhja e kesaj vrasjeje do jete nje nisme qe do coje ne zbardhjen e shume vrasjeve te tjera

Shto koment

Denonco