VIDEO/ Një person hipën në godinën e ‘Muzeut’, kërcënon se do hidhet

VIDEO/ Një person hipën në godinën e ‘Muzeut’, kërcënon se do hidhet

10:18, 12/05/2021
A+ Aa A-

Një person kërcënon të hidhet nga godina e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, e cila është duke u rikonstruktuar. Në vendngjarje ndodhen punonjës të zjarrfikëses dhe policisë, të cilët po përpiqen që të dialogojnë me qytetarin.

Nuk dihet ende identiteti i personit që kërcënon se do të vetëhidhet nga godina, dhe as konflikti që ka pasur me persona të tjerë apo me punëdhënësit e tij.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco