Detaje nga vrasja në Elbasan/ Edhe Çeka ishte kthyer nga Spanja

Detaje nga vrasja në Elbasan/ Edhe Çeka ishte kthyer nga Spanja

09:47, 12/05/2021
A+ Aa A-

Një vrasje me armë zjarri e ndodhur mbrëmë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit.  Viktimë e atentatit ishte shtetasi Everest Çeka, ndërsa u plagos edhe bashkëshortja e tij.

BW raporton se Çeka, pak para se të ndodhte vrasja, kishte marrë gruan nga puna. Pasi kanë drekuar së bashku, çifti janë nisur nga shtëpia e tyre që e kane pas gjykatës së vjetër në Elbasan dhe kanë ikur te shtëpia e prindërve të Silvanës.

Sapo kanë dalë në rrugicë, 50 metra nga shtëpia e vjehrrit, makina tip Benz e autorëve i ka goditur nga mbrapa.

Everesti ka ndaluar dhe aty është afruar një person i veshur me të zeza dhe e ka qëlluar.

Gruaja e tij Silvana punon në një institucion shtetëror, kurse Everesti kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Vlorë u ekzekutua Bledar Birçaj, i kthyer po ashtu nga Spanja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco