Kultivonin kanabis me kubikë në galeri, arrestohen dy persona në Poliçan

Kultivonin kanabis me kubikë në galeri, arrestohen dy persona në Poliçan

09:45, 11/05/2021
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar dy persona në Poliçan pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. të arrestuarit janë F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç.

Sipas uniformave blu, këta dy persona në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, kanë kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i plotë i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve  narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zgërbonjë, Poliçan, një rast të kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në kubikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco