Kosovë, 97 raste dhe 5 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 97 raste dhe 5 viktima nga koronavirusi

15:10, 09/05/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.112 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste positive dhe janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.675 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.559.

Numri total i rasteve pozitive është 106.442 raste nga 554.182 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.208 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco