VIDEO/ Makina del nga rruga dhe perfundon në kanal, tre të plagosur në Levan-Tepelenë

VIDEO/ Makina del nga rruga dhe perfundon në kanal, tre të plagosur në Levan-Tepelenë

09:11, 09/05/2021
A+ Aa A-

Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e njohur si kthesa e Çervenit në aksin Levan -Tepelenë, në Frakull. Makina ka perfundur në kanalin anës rrugës.  Si pasojë e daljes nga rruga jane demtuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin në të.

Mësohet se makina udhetonte me shpejtesi ndersa është batuar ne kanal. Automjeti me targa AA 046 OK.   Tre pasagjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

                            

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco