I shpallur në kërkim për vjedhje me armë, arrestohet në Kakavijë 33-vjeçari nga Kurbini

I shpallur në kërkim për vjedhje me armë, arrestohet në Kakavijë 33-vjeçari nga Kurbini

13:15, 22/04/2021
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar 33-vjeçarin që ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me armë”.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin. 

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale  "Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim."

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshm.

Njoftimi i plotë:

Kakavije

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco