EMRI/ Ja ‘pronari’  i depos që mund të hidhte ‘në erë’ Tiranën

EMRI/ Ja ‘pronari’ i depos që mund të hidhte ‘në erë’ Tiranën

10:36, 16/04/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka dorëzuar Interpolit mandat-arrestin ndërkombëtar për Sokol Xhurën, i cili dyshohet si poseduesi i një depoje armatimesh në Tiranë, ku u gjet një sasi rekord municionesh.

Xhura rezulton se 2 javë para operacionit është larguar drejt SHBA ku jetonte prej disa vitesh. Ndërkohe sipas burimeve mësohet se asenali i armëve i gjetur në qendrën artistike “Migjeni”, është dërguar në laboratorin e policisë shkencore në Policinë e Shtetit, ku ekspertët janë duke kryer verifikime nëse këto armë janë përdorur neë ngjarje të tjera Kriminale apo jo.

Pra, Instituti i Policiëë Shkencore që ndodhet në Ministrinë se Brendshme është kthyer në një “depo” armësh, pasi armëve të sekuestruara 4 ditë më parë po u bëhet ekspertim balistik dhe daktilografik në armët luftarake të sekuestruara janë të llojeve të ndryshme si: snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake.

Arsenali i armëve në ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’, e cila ishte në pronësi Sokol Xhurës, u gjet falë teknologjisë. Nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’ bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku ndihmoi drejtësinë në gjetjen e depos së armëve në ish-ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 16/04/2021 12:30

Mos te kishte treguar bashkepunetori i drejtesise Cfare do kishte ndodhur???Sherbimi sekret ku eshte???Zero.Siguria kombetare???Zero.Keta paskan pasur armatim te pushtonim greqine.Dhe jo armatim te vjeter por modern. I kane transportuar dhe magazinuar me lehtesine me te madhe

Shto koment

Denonco