Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezër, në kërkim i katërti

Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezër, në kërkim i katërti

10:23, 15/04/2021
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar tre vëllezër, ndërsa ka shpallur në kërkim të katërtin në lidhje me plagosjen e një efektivi në detyrë një natë më parë

Mbrëmjen e djeshme, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje", "Plagosje e lehtë me dashje", "Kundërshtim i punonjësit të policisë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco