Rrahje e paparë në Laprakë: 6 burra rrahin shpërndarësin e drogës Foto ilustrim

Rrahje e paparë në Laprakë: 6 burra rrahin shpërndarësin e drogës

09:13, 14/03/2021
A+ Aa A-

Një rrahje e paparë ka ndodhur dje në Laprakë, ku gjashtë burra kanë goditur me mjete të forta një 27-vjeçar me iniciale A.D.

I rrahuri nga ata të gjashtë ka qënë i dënuar me parë për prodhim dhe shitje droge, por nuk bëhet e ditur cila ishte arsyeja që ndaj tij u vërsulën aq shumë persona njëherësh.   

Sherri nisi në rrugën Pandi Dardha, ku burrat me iniciale S.K, 38 vjeç;  E.M, 37 vjeç; N.L, 26 vjeç; A.K, 28 vjeç. F.M, 33 vjeç dhe Gj. N, 35 vjeç,  pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me sende të forta A. D, 27 vjeç.

Por, që të gjithë ata arritën t’i iknin Policisë dhe sot janë shpallur në kërkim. Policia e Tiranës njoftoi se  “më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç,  E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco