Ish-hajduti i ngul thikën djalit, tjetri përdor gruan si thes boksi: 4 arrestime në kryeqytet

Ish-hajduti i ngul thikën djalit, tjetri përdor gruan si thes boksi: 4 arrestime në kryeqytet

11:54, 27/02/2021
A+ Aa A-

Vetëm ditën e djeshme në Tiranë janë bërë për dhunë katër arrestime, që fillonin nga plagosja e njerëzve të familjes si djali e deri tek rrahja e gruas apo të tjerëve me grushta.

Komisariati nr.5 arrestoi një ish-hajdut me iniciale G.V, 63 vjeç,që gjatë sherrit me të birit, e ka goditur atë me thikë. Si përfundim, babai përfundoi në burg, kurse i biri në spital nën kujdesin e mjekëve.

I dyti që u arrestua ishte M.D, 39 vjeç, që për arsye banale iu kanos me thikë një personi tjetër me inciale Dh. D.

I treti që u vu në pranga ishte një person i shpallur në kërkim nga Komisariati numër dy, E.H, 39 vjeç, që më 25 shkurt 2021 kishte plagosur rëndë me grushta një person, B.B.

I katërti, një dhunues i ngjashëm, po këtë radhë për sulm me grushta ndaj gruas. N.P, 52 vjeç, iu vunë prangat në Vorë, ditë pasi ishte shpallur në kërkim për "Dhunë në familje".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco