Makina përplas këmbësorin në Fier, arrestohet drejtuesi

Makina përplas këmbësorin në Fier, arrestohet drejtuesi

20:43, 24/02/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier, ku një automjet mësohet se ka përplasur një këmbësor, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar automjetin tip  “Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i paindentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco