Sipas KESH, shkarkimet nga Vau i Dejës nuk ndikojnë në përmbytjet e Shkodrës

Sipas KESH, shkarkimet nga Vau i Dejës nuk ndikojnë në përmbytjet e Shkodrës

08:55, 26/01/2021
A+ Aa A-

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare njoftoi mëngjesin e së martës se po vijon administrimin e plotave në ujëmbledhesit e Hec-eve në kaskadën e lumit Drin duke vijuar të mbajë në nivele minimale prej disa ditëve shkarkimet nga porta e Hec Vau i Dejës.

Prurjet totale janë 2250 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës vijojnë të jenë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

HEC Fierzë, 289.94 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)

HEC Koman, 172.94 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)

HEC Vau Dejës, 71.94 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH po prodhon me kapacitete maksimale duke garantuar furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco