Aksidenti i frikshëm te TVSH-ja/ Stiverjan Dashi ia hedh me gjobë, kishte shkelur 2 herë semaforin me të kuqe

Aksidenti i frikshëm te TVSH-ja/ Stiverjan Dashi ia hedh me gjobë, kishte shkelur 2 herë semaforin me të kuqe

17:27, 18/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident që mund të përfundonte në tragjedi ndodhi disa ditë më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë, ku një i ri i identifikuar si Stiverjan Dashi, shkeli semaforin dhe përplasi dhunshëm një automjet që po kalonte brenda rregullave të qarkullimit rrugor.

Por edhe pse aksidenti në dukje edhe nga pamjete siguruara nga vendngjarja ishte I dhunshëm dhe vetëm fati ishte me dy kalimtare që po kalonin në vizat e bardha, Stiverjan Dashi duket se ka shpëtuar vetëm me një gjobë.

Gjë që rrit edhe më shumë dyshimet për qasjen e Policisë së Shtetit e cila u përpoq me të gjitha mënyrat për ta kaluar në heshtje këtë aksident.

Ndërkohë që i riu Stiverjan Dashi, vetëm pak kohë para aksidentit të rëndë, postoi disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet para makinës së tij luksoze.

Ndërsa nga postimet nëpër rrjetet sociale, i riu shihet se bën një jetë luksoze, ku pushimet i kalon në Dubai dhe Mykonos, ndërsa është edhe një frekuentues i kazinove.

Vetëm në 3 muajt e fundit mjeti me targa AA009YV ka marrë 2 gjoba me komision për kalim semafori me të kuq dhe tejkalim shpejtësie.

Shkelje mjaft të rënda të cilat shoqërohen me bllokim të mjetit dhe heqje patente pasi janë të njëpasnjëshme si veprime që cënojnë sigurinë rrugore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco