Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, Gjykata: Të pyeten dy anëtarëve të fisit Çapja

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, Gjykata: Të pyeten dy anëtarëve të fisit Çapja

13:04, 18/01/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit, ka urdhëruar prokurorinë, të kryejë veprime të reja hetimore në lidhje me vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, në gusht të vitit 2012.

Mes këtyre veprimeve është edhe marrja në pyetje e dy anëtarëve të fisit Çapja, si porositës të dyshuar të vrasjes së babë e bir. Pas kthimit të çështjes për plotësim në dhjetor të 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, urdhëron prokurorinë të verifikojë vërtetësinë e thënieve të bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Ervis Bardhi dhe rolin në vrasjen e babë e bir, të personit tjetër të arrestuar Etien Cani.

Gjykata ka caktuar 14 detyra për prokurorinë, duke kërkuar plotësimin e tyre brenda një afati 4 mujor. Mes 14 porosive që gjykata i cakton organit të prokurorisë, është pyetja e dy emrave të njohur në Elbasan, si Ardian Çapja dhe Florenc Çapja.

Një tjetër veprim i kërkuar nga gjykata është edhe pyetja e motrës së Gentian Beqirit, dhe dy punonjës policie të Elbasanit, të cilët ditën e krimit kanë qënë me shërbim ruajtje në banesën e Beqirit.

Kujtojmë se Gentian Beqiri u qëllua me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi. Vrasja dyshohet se u bë për llogari të Çapjave. Për këtë ngjarje u akuzua Etien Cani së bashku me Ervis Bardhin, i cili po ashtu u arrestua dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me prokurorinë duke nxjerrë emrat e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Gentian Beqiri ishte i paralizuar pasi në tentativë për t’i ikur policisë ai ishte hedhur nga një mur i lartë duke pësuar dëmtime të shtyllës kurrizore dhe prej 6 vitesh qëndronte në banesën e tij.

Sipas policisë kjo vrasje ishte në vazhdimësinë e një hasmërie të gjatë mes dy fiseve në Elbasan dhe që ka shkaktuar në vite disa të vrarë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco