VIDEO/ Plagosi me armë dy maroken për vitin e ri, shqiptari arrestohet nga policia

VIDEO/ Plagosi me armë dy maroken për vitin e ri, shqiptari arrestohet nga policia

19:16, 14/01/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve, një 41 vjeçar me të dhëna të shumta kriminale, qëlloi me armë zjarri dy shtetas marokenë, ku njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore është arrestua nga policia italiane.

Sipsa informacioneve, nga të shtënat me armë u plagosën një 33-vjeçar dhe një 39-vjeçar.

Hetimet u zhvilluan nga agjentët e policisë koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos.

Gjithçka ndodhi 43 minuta pas mesnatës së 31 dhjetorit. Sipas një rindërtimi fillestar, të shtënat ndodhën menjëherë pas një mosmarrëveshje në rrugë midis shqiptarit dhe dy viktimave.

Shqiptari u largua pas debatit dhe u kthye me një pistoletë të kalibrit 7.65, duke qëlluar disa herë.

Një plumb goditi në kokë 33-vjeçarin ndërsa një tjetër i ra në gjurin e djathtë më të madhit nga të dy. Kushtet e tyre u shfaqën menjëherë të dëshpëruara. Njëri prej të plagosurve është ende në rrezik për jetën.

Gjatë inspektimit në vendngjarje, policia gjeti disa gëzhoja dhe falë kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, i cili u arrestua pas më shumë se 10 ditësh. Ai ishte fshehur brenda një apartamenti ku “fshihej” nga dy gra. Ai po planifikonte të arratisej drejt Shqipërisë.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco