Dënohet roja e shkollës/ Si u abuzua me minorenen, dëshmia tronditëse

Dënohet roja e shkollës/ Si u abuzua me minorenen, dëshmia tronditëse

09:31, 14/01/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vjet burg ish-rojën e shkollës 9-vjeçare në Babrru, Abas Dogën, i cili akuzoi seksualisht për muaj me radhë me një vajzë 15-vjeçare. Për shkak se gjykata i pranoi gjykimin e shkurtuar, 65- vjeçari do të vuajë vetëm 12 vite burg. Gjykata gjithashtu dënoi edhe tre të rinjtë të përfshirë në këtë abuzim seksual me të miturën, më konkretisht: Klajdi Poçi u dënua me 7 vite dhe 4 muaj; i mituri R. O. u dënua me 3 vite dhe 8 muaj burg, ndërsa 15-vjeçari me iniciale F. B. u dënua me 3 vite dhe 4 muaj burg.

Ngjarja e rëndë u zbulua në muajin mars të vitit të kaluar, ku ishroja e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, Abas Doga, ka abuzuar seksualisht me të miturën 15-vjeçare.

Abuzimi dhe dëshmia e vajzës

Në dëshminë e saj e mitura ka rrëfyer se si Abas Doga e ka detyruar herën e parë të kryejë marrëdhënie intime me të, duke e kërcënuar se e kishte fotografuar me një djalë dhe imazhet do t’ua tregonte të gjithëve.

Minorenia ka treguar për grupin hetimor se hera e parë që ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj ka qenë në muajin prill të viti 2019. Roja i shkollës i kërkonte që të shkojë te prona e vëllait të tij, vend që e quante te ‘Toka’.

“Të kam parë në një foto me një djalë dhe atë do t’ua tregoj të gjithëve nëse nuk vjen me mua te ‘Toka’. Me sa mbaj mend, ka qenë maj ose prill 2019. Unë nga frika kam pranuar të shkoj te banesa e Abas Dogës, që është rreth 100 metra nga shtëpia ime”, ka dëshmuar vajza.

Ajo ka treguar se nuk kishte kryer marrëdhënie intime me ndonjë person dhe hera e parë ishte me Abas Dogën, nën kërcënimet e tij.

“Kjo ka qenë hera e parë që kam kryer marrëdhënie seksuale me një person”, ka thënë 15-vjeçarja, teksa në dëshminë e saj pohon se ka pasur dhimbje të forta barku kur ka shkuar në shtëpi. Vajza rrëfen se për disa muaj nuk ka shkuar te shtëpia sipas dëshirës së Abas Dogës, por një ditë e ka parë emrin e saj të shkruar te muri i pallatit. Ajo ka thënë se i moshuari e kishte filmuar dhe fotografuar herën e dytë gjatë marrëdhënies seksuale dhe me këtë video e shantazhonte vazhdimisht.

Kërcënimi

Pas kësaj ngjarjeje, vajza tregon se roja i shkollës ka vazhduar ta kërcënojë në vijim dhe e ka detyruar të shkojë sërish në banesën e tij, ku Abas Doga ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Por videon dhe fotot e minorenes kanë rënë në duart edhe të Klajdi Poçit, i cili sipas 15-vjeçares e ka shantazhuar dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, po në banesën që përdorte Abas Doga. Skandali thellohet më tej, teksa minorenia pohoi se Abas Doga ka abuzuar me të njëjtën mënyrë edhe me dy shoqet e saj.

“Për këtë ngjarje, faktin që unë shkoja te shtëpia e Abas Dogës e dinte edhe shoqja ime M. C., që aktualisht është në Greqi me familjen e saj. M. më ka thënë se kur ishte këtu, ajo edhe një shoqja jonë tjetër, S., kanë shkuar po ashtu te shtëpia e Abas Dogut për të kryer marrëdhënie seksuale”.

Gjatë kohës së karantinës, minorenia ka qëndruar e izoluar, ndërkohë që një ditë së bashku me shoqen e saj ka dalë nga banesa për të shkuar në shtëpinë e mikeshës së saj.

Ajo pohon se i është vënë nga pas Abas Doga, i cili i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Pas refuzimit, Abas Doga i ka telefonuar vëllain e saj dhe i ka thënë se ajo kishte dalë nga shtëpia pa leje dhe kishte shkuar te “Kodra e Kuqe”. Pasi prindërit i kishin kërkuar llogari, vajza ka rrëfyer abuzimin që i kishte ndodhur nga i moshuari./Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne14/01/2021 21:07

Cfare jane keto gjykata hale me keta gjyqtar fekale qe per keto ceshtje kaq te dhimbeshme dhe te padrejta pranojne gjykim te shkurtuar.Uroj qe ne burg kete pedofilin ta trajtojne ne te njejten menyre deri sa ti dale shpirti.

Shto koment

Denonco