Masakra/ Çfarë dëshmuan djemtë e viktimës para hetuesve

Masakra/ Çfarë dëshmuan djemtë e viktimës para hetuesve

20:37, 13/01/2021
A+ Aa A-

Mediat greke kanë publikuar pamje nga masakra në Athinë, ku humbi jetën 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi dhe u plagosën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Në videon e publikuar nga MEGA shihet shqiptari i vrarë dhe e shoqja që qan pranë tij. Videoja është bërë pak pasi policia kishte mbërritur në vendin e masakrës, që i ngjante një zone lufte.

Ndërkohë CNN grek raporton se djemtë e viktimës kanë dhënë dëshminë e tyre të parë për hetuesit.

Sipas informacioneve të para, dy djemtë e plagosur kanë rrëfyer me detaje skenën e vrasjes. Po ashtu ata kanë treguar në mënyrë të detajuar se kush ishin autorët.

Sipas CNN, ata kanë qartësuar se autorët janë me origjinë shqiptare. Gjatë dëshmisë, ata kanë rrëfyer përplasjen verbale përpara se të kërciste arma.

Policia ka grumbulluar mjaftueshëm informacion për pesë autorët e kësaj ngjarje dhe është pranë identifikimit të tyre.

Personat që kanë marrë pjesë në këtë krim mendohet se janë përfshirë edhe në të shkuarën në aktivitete të paligjshme. Disa media greke thonë se bëhet fjalë për pastrim parash dhe trafik droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco