VIDEO/ Biznesmeni i plagosur sot u dhunua edhe para pak ditësh

VIDEO/ Biznesmeni i plagosur sot u dhunua edhe para pak ditësh

10:19, 13/01/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Tiranë.

Raportohet se është plagosur me plumb në këmbë biznesmeni 42-vjeçar Sino Llanaj, ndërsa autori Albert Allmuça është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy pronarëve për një pallat, ku i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit. I plagosur mbeti edhe një kalimtar, i quajtur Klodian Gomina.

Llanaj është dhunuar fizikisht pak ditë më parë. Biznesmeni Sino Llanaj i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm nga Albert Allmuça mësohet se janë zënë edhe një javë më parë në zonën e Astirit.

Dy ortakët në ndërtim u konfliktuan me njëri-tjetrin pasi shisnin nga dy herë apartamentet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco