VIDEO/ Çfarë tha Valon Syla për emigrantët, që e rrahën në mes të Prishtinës?

VIDEO/ Çfarë tha Valon Syla për emigrantët, që e rrahën në mes të Prishtinës?

14:26, 22/12/2020
A+ Aa A-

(Shënimi i gazetarit në Fb, që irritoi diasporën shqiptare)

Nga Valon Syla.

Qenka nisë diaspora për Kosovë. Po e proklamojnë si inekcion ekonomik... edhe kishe po vinë me na majtë!

Ngoni gërrnaça!

Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfar efekti ekonomik s'është!

“Xhamadani vija-vija është korona, trus te shpija”

Është dhuratë për familjet e juaja, është ndihmesë, por s’është esenciale për Kosovë.

Merrne vesh se për veti e keni çdo shpenzim dhe çdo dhuratë që ja bëni familjeve të juaja dhe njerëzve që i doni, por se keni për ne, për Kosovë. E keni për më të afërmit tuaj.

Edhe mos rreni... se jeni bo të gërditshëm!

A e dini se 1 njeri me majt në Kosovë kushton minimumi 320 euro për muaj ose 3840 euro në vjet?!

Kosova i ka 1.7 milionë banorë, për me majtë Kosovën duhen 6.5 miliardë e 280 milionë euro!

Nga ju vinë vetëm rreth 400 milionë remitenca, tjerat bleni banesa, konzumoni e tjerë, që i afrohen 900 milionshit!

Pra nja 5.5 miliardë i prodhojmë e i harxhojmë ne këtu, na që s’jemi diasporë.

Paratë e juaja janë konzum ma i vogël se kosovarët që së bashku i harxhojnë në Shqipëri çdo verë, përafërsisht 3 miliardë euro. Kush s’i përmend se marre është.

Pra, nalnu, pak. Se ky është llaf i fukarëve budallë. Andaj dhuratat e familjeve të juaja mos na përmendi neve se marre është!

Ecni tash, pini Redbulla, makiato, pak qebapa dhe ngoni tallava e leni naj bakshish qaty!

Knaqnu e mos na teshni, se për veti jeni ardhë!

Gërrnaça, mirë se vini!

I lus gërrnaçat që në këtë turrë m’i ndreq dhëmbët - hatri jonë këtu.

Me na ndreq edhe ekonominë t’u i ndreq dhëmbët e juaj! Kqyrni, ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu edhe poliratni kerret.

Hani edhe naj qebap, naj Redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L, edhe ma mirë... Se ma lirë është.

Se a për neve pe bleni?!

Ne në Gjermani e Zvicër s'ja u qet.

Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni.

Mirë se vini në Kosovën e lire!

Mos e teproni, se dalim fitim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco