Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Vrasja e të riut vlonjat/ Familja: I ndjeri nuk ka qenë kurrë i dënuar në ….

Vrasja e të riut vlonjat/ Familja: I ndjeri nuk ka qenë kurrë i dënuar në ….

16:11, 02/12/2020
A+ Aa A-

Vrasja e Benjamin Bozhanit mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukat të Vlorës, ka tronditur jo vetëm opinionin publik por edhe familjarët e tij. Në një thirrje drejtuar medias, familjarët kanë kërkuar që në këtë moment dhimbje të ketë mature nga ana e medias, duke mohuar edhe faktin që 27 vjeçari ishte i dënuar në Belgjikë, sipas raportimeve mediatike.  

‘Kolegë ju lutem ruani etikën dhe profesionalizmin. Respektoni dhimbjen e njerëzve dhe mos shkruani informacione të rreme.

Familja e dajos tim nuk duhet të përdhoset kështu. I ndjeri, nuk ka qenë kurrë në Belgjikë e pak më shumë të ketë qenë i dënuar. Nuk është momenti të bëni luftë klikimesh duke rënduar shpirtin e dikujt që ka dhimbje me shumicë.

Ju lutem na lini në dhimbjen tonë nëse ju ka mbetur ndopak njerzillëk.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco