Ja kush janë 3 qarqet me numrin më të lartë të të infektuarve

Ja kush janë 3 qarqet me numrin më të lartë të të infektuarve

13:24, 02/12/2020
A+ Aa A-

Eugena Tomini shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, ka deklaruar ditën e sotme se tri qarqet me numrin më të lartë të personave të infektuar më Covid-19 janë Tirana, Gjirokastra dhe Lezha.

Tomini: Sa i takon situatës epidemiologjike ajo vijon që të jetë me intensitet të lartë nga 254-347 raste për 100 mijë banorë. Vetëm javën e fundit është vënë re një ulje e rasteve, në krahasim me një javë më herët.

Qarku që mban peshën më të madhe të rasteve është Tirana, Gjirokastra dhe më pas Lezha, ka një transmetim të lartë komunitar. Ky lloj intensiteti është për shkak të masave që janë deri diku të lehta, eliminimi i grumbullimeve ka sjellë një ulje të numrit të rasteve pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco