Falsifikoi dokumentet/ Gjykata jep vendimin për ish-gjyqtarin Luan Daci

Falsifikoi dokumentet/ Gjykata jep vendimin për ish-gjyqtarin Luan Daci

12:20, 01/12/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë mesditë vendimin për ish-gjyqtarin Luan Daci. Pasi ka dhënë në mënyrë të përmbledhur faktet, GJKKO ka vendosur të dënojë me gjashtë muaj burg ish-gjyqtarin Luan Daci. Dënimi i konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Avokati i tij tha se ky vendim është një precedent i rrezikshëm dhe i gabuar. 

Në shpalljen e vendimit, Gjykata e Posaçme vlerësoi se Daci është fajtor për akuzën e ngritur ndaj tij. Gjykata vlerëson se në kërkesën e Dacit për t’u bërë pjesë e KPK dhe KPA nuk është referuar masa disiplinore. Gjykata vlerëson se Daci ka paraqitur një rrethanë të rreme, duke fshehur faktin se ndaj tij kishte një masë disiplinore.

SPAK kishte kërkuar 1 vit burg për Dacin, i cili u pezullua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. 

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.Por tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur dhe bazuar te ligji në fuqi pezullohet automatikisht çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur deri në përfundim të gjyqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco