Vlorë: Infektohen mësues, nxënës e punonjës të Shtëpisë së Fëmijës

Vlorë: Infektohen mësues, nxënës e punonjës të Shtëpisë së Fëmijës

11:05, 30/11/2020
A+ Aa A-

Nga 59 raste të reja me COVID që u raportuan një ditë më parë në Vlorë, kanë dalë pozitivë një mësuese dhe dy edukatore pranë Shtëpisë së Fëmijes.

Konfirmohen me COVID edhe dy raste pranë Gjykatës së Apelit, sekretarja dhe një punonjës i administratës.

Të infektuar janë edhe tre mësues në disa shkolla të qytetit dhe një në fshat.

Ndërsa është prekur edhe një nxënës në gjimnazin publik.

Po ashtu, janë prekur me koronavirus edhe disa infermierë. Identifikohen raste edhe në sektorin privat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco